“Punonjësit nga Bangladeshi më ikën” Biznesmeni: Nuk janë siç paraqiten në videocall

Biznesmeni Fatos Çerenishti, nga Unioni Turistik Shqiptar ishte i ftuar këtë të shtunë në media foli në lidhje me industrinë e turizimit në Shqipëri.

Çerenishti në analizën e tij deklaroi se shërbimet e ofruara nga bizneset e turizmit në Shqipëri nuk janë ende në lartësinë e duhur, kjo dhe për shkak të mungesës së profesionistëve në këtë fushë.

Ai theksoi se hapësirat e nevojave për punonjës mbushen me studentë dhe nxënës nga shkollat e mesme të cilët janë amator.

Çerenishti tha se edhe punësimi i të huajve nga Banglandeshi dhe Nepali, ka dy risqe të mëdha, ku e para nuk janë të kualifikuar siç paraqiten në intervista dhe kanë rrezikun e braktisjes së vendit të punës për të shkuar në Perëndim.

“Kur flasim për industrinë e turizimit flasim për shërbime dhe shërbimet i bëjnë njerëzit. Ne ende nuk jemi në nivelin e duhur për sa i përket shërbimeve, për fatin tonë të mirë kemi një kërkesë të shtuar të nxënësve të shkollave të mesme dhe nxënësve, por të cilit janë totalisht amator. Por kjo na vendos në vështirësi të gjithë industrinë që të mos kemi një shërbim në ato nivele që ne presim.

Kur flasim për shërbime duhet të flasim për punonjës të trajnuar dhe të kualifikuar të cilët ende nuk i kemi. Por kemi një bërthamë që i mbajmë dhe kur s’kemi punë, të cilët janë liderët e shërbimeve në hotelet tona.

Të tjerët që nuk kanë kapacitete t’i mbajnë e kanë akoma më shumë vështirë. Ne dihet që u jemi drejtuar dhe tregjeve të huaja për të marrë punonjës të kualifikuar, por shumë shpesh ata nuk na dalin siç na prezantohen në video-call, plus që ata kanë dhe rrezikun e largimit nga vendi.

Para ca ditësh kisha disa punonjës shumë të mirë nga Bangladeshi, kërkuan pasaportën që t’i dërgonin lekë familjes dhe ikën”, tha ai.

Të Fundit