Fier/ Dhunohet efektivi i burgjeve, u godit me sende të forta nga një person i maskuar

Një efektiv i burgjeve në Fier është dhunuar me sende të forta. Bëhet fjalë për efektivin Nazmi Doko, i cili ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Kjo ngjarje ka ndodhur më 30 prill 2024.

Sipas informacioneve, 61-vjeçari është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ky sulm mund të jetë bërë për shkak të detyrë, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të Fundit