E rëndë në Maliq! Burri vret gruan dhe e hedh në kanalin e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak Maliq, ku bëhet me dije se burri ka vrarë gruan.

Autori i krimit të rëndë është shtetasi Gjergji Mullalli, ndërkohë që viktima është 46-vjeçarja, Luiza Mullali.

Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci dhe kishin konflikte të vazhdueshme me njëri tjetrin.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës”, njofton policia.

Të Fundit