Studentët e Mjekësisë largohen nga Universiteti/ Marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë, të cilët janë ngritur në protestë, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë shkarkimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe një takim me ministren e re të Arsimit, Ogerta Manastirliun.

Ata shoqërohen nga disa forca policie, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në rast të përshkallëzimit të protestës, duke mbajtur gjithashtu të hapur qarkullimin e mjeteve.

Kujtojmë se studentët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ligjin e ri që detyron mjekët e sapodiplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, pa pasur të drejtë të tërheqin diplomën.

 

Të Fundit