“Princesha e burgut”, Berisha përplaset me Sara Milen në Kuvend, deputetja: Të thërret shpirti i të vrarëve

Seanca plenare e kësaj të mërkure në në Kuvend është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile.

Gjatë fjalës së tij në foltore, kreu i PD-së iu drejtua drejtpërdrejt deputetes socialiste, duke e quajtur “princesha e burgut” dhe duke i kërkuar të distancohet nga qeveria Rama dhe ta denoncojë atë.

“Ti, zonja princesha e burgut apo e kodrës së Kalit, kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund ta nisësh këtë formë karriere”, është shprehur Berisha.

Menjëherë pas kësaj deklarate, deputetja Sara Mile i është përgjigjur kreut të PD-së, duke i thënë se e thërret shpirti i të vrarëve, duke i kujtuar atij 26 të vrarët e Gërdecit, 4 të vrarët në bulevard më 21 janar dhe ngjarjet e ’97-ës.

“Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i katër të vrarëve në bulevard më 21 janar dhe kush e di se sa qindra të vrarëve në ’97-ën. Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë”, është shprehur Sara Mile.

Të Fundit