Hynë në banesën e 81-vjeçares dhe vodhën me dhunë bizhuteritë, vihen në pranga autorët

Policia ka zbardhur një vjedhje në banesën e një të moshuare në Divjakë dhe ka vënë në pranga autorët. Adrian Balla dhe Gentian Keçi janë futur në banesën e të moshuarës dhe kanë vjedhur me dhunë bizhuteri floriri.

Autorët rezultojnë edhe autorë të të paktën 4 vjedhjeve të tjera. Ata kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit