Stop zgjidh pagen e luftes per taksistin!

Ardian Kadiasi tregon në “Stop”, se prej 11 vjetësh punon si taksist dhe paguan rregullisht detyrimet.Në kohën e pandemisë, kur u ndalua puna, ai aplikoi tek tatimet për pagë lufte dhe kërkesa u aprovua. Pasi mori këstin e parë, prej 26 mijë lekësh, nuk po merrte të dytin dhe të tretin në shumën 520 mijë lekë. Në drejtorinë e tatimeve i thonë, që është bërë një gabim me ibanin e bankës, por banka thotë, që nuk ka kaluar asnjë shumë. Prej 5 muajsh vijon e njejta histori. Pas interesimit të gazetares dhe koordimit mes Alfa Bank dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, qytetari Ardian Kadiasi mundi të tërheqë pagën e luftës, për të cilën sorollatej prej muajsh.

Të Fundit