E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Bota

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë

Një ditë festive u kthye në tragjedi në Prata di Pordenone të Italisë, ku një 31-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor. Tre fëmijë që udhëtonin me të, mes tyre dy fëmijët e saj, mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit, në rrugën Vittorio Emanuele. Sipas policisë, Emanuela Shahini po drejtonte një automjet tip “Ford Fiesta” dhe po udhëtonte drejt Villanovës, ku do të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje në oratorium, së bashku me dy fëmijët e saj dhe një mik të tyre.

Teksa po ngjitej në një kthesë, 31-vjeçarja humbi kontrollin e automjetit. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni në anë të saj.

Përplasja shkaktoi dëme të rënda në pjesën e përparme të automjetit, duke e lënë gruan të bllokuar brenda. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin dhe ta stabilizonin në vendngjarje, përpara se ta transportonin me urgjencë në spitalin e Pordenones. Megjithatë, ajo ndërroi jetë pak më vonë, si pasojë e plagëve të rënda.

Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, 6 dhe 4 vjeç, si dhe një 10-vjeçar. Të tre mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.

Vajza 4-vjeçare u dërgua me helikopter në spitalin e Udines, në gjendje të rëndë, ndërsa dy fëmijët e tjerë u transportuan me ambulancë në spitalin e Pordenones.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑