STOP-Preu gishtat ne vendin e punes, prokuroria nuk nis procedim-20 Shtator 2021 – Stop
Të Gjitha

STOP-Preu gishtat ne vendin e punes, prokuroria nuk nis procedim-20 Shtator 2021

Në muajin korrik trajtuam rastin e një 20 vjecari, i cili u aksidentua në ambientet e punës, duke dëmtuar gishtat poshtë makinerisë së ndezur, që prodhonte kartona për pica.Pronari turk u përpoq ta fshehë ngjarjen e rëndë. Madje, në vend që ta ndihmontë të riun, e largoi atë nga puna.Falë emisionit tonë, cështja kaloi në prokurori, por prokurori Anton Martini, tashmë i larguar prej Vettingut, as që mori mundimin të hetojë, por vendosi mosfillimin e procedimit penal.”Stop” iu drejtua Gjykatës së Rrethit Tiranë, por rezultoi, se nuk kishte asnjë kërkesë për shqyrtimin e cështjes. Në fakt një gjë të tillë, e ka bërë edhe avokati i viktimës, duke vënë në dispozicion të gjitha provat, që provojnë shkeljet nga ana e kompanisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *