Stop-Emisioni i plotë(27 Shtator 2021)

Ish kreu demokrat Berisha mbajti të shtunën foltoren e tij në qytetin e Vlorës.Një qytetar, që mori fjalën, tha, se SHBA i ka borxh Shqipërisë, pasi presidenti i parë amerikan Xhorxh Uashington është shqiptar nga Tetova, i biri i Marie Bales.Kryeministri Rama vizitoi sot Prishtinën, ku tha, se me homologun Albin Kurti ka problemin e vëllait të madh, që nuk e dëgjon asnjëherë vëllai i vogël.Nga ana tjetër i pyetur për komunikim me presidentin serb Vucic, ai tha, se nuk ka komunikuar me vëlla Vucicin.

Jemi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncon faktin, se në 30 tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale. Në fakt zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korcës, u bënë sikur kishin qëndruar dy netë, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi, se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.Drini tregon, se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtoriën e përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim. Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e përgjithshme Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin. Ne jemi drejtuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit Korcë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë. Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg. Pasi ne shkuam në Drejtorinë e Korcës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e kodit të etikës dhe kalimin e kompetencave.

Para pak ditësh transmetuam rastin e shkollës së Selishtës në Dibër, drejtori i së cilës, Rubin Kurti, ishte me shkollë të mesme.Në një komunikim me gazetarin e “Stop”,vetë drejtori Rubin Kurti pranoi, se nuk kishte shkollë të lartë.Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, u justifikua me faktin, se shkolla e Selishtës është larg, dhe askush nuk kishte pranuar pozicionin e drejtimit të shkollës 9 vjecare. Pas transmetimit të këtij rasti në “Stop”, shkoi në shkollën e Selishtës drejtoresha e drejtorisë rajonale e arsimit parauniversitar. Në datën 24 shtator u caktua Sadik Bardhi, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni. Bardhi plotëson kriteret, e do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të procedurave të konkurimit.

Të Fundit