E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 82(Sezoni 8) 27 Dhjetor 2022-“Po e hoqen skrepin, do ve tjeter”, kompania ben gips ne pronen e tjetrit.

Ndodhemi në Kryezi të Kavajës për një problem prone.Qerim Tabaku tregon, se ka një ullishte 1900 m 2, në këtë fshat, por që në vitin 2016 ia ka zaptuar subjekti “Alfa Alabaster Grup” me administratorë Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari. Ata merren me nxjerrjen e gipsit aty. Qerimi thotë, se i janë futur në pronë dhe i kanë shkulur edhe 10 rrënjë ullinj.Ai ka bërë denoncim në Polici, ku i kanë thënë, se do ta verifikojnë. Cështja ka shkuar në Prokurori, por kjo e fundit e ka kthyer sërish në Polici, për të verifikuar rastin. Por prej tre vjetësh nuk është bërë asgjë.Qerimi ka certifikatë pronësie dhe Gjykata e Rrethit Gjyqsor Kavajë ka vendosur pezullimin e punimeve dhe spostimin 30 m të subjektit tjetër nga prona e tij. Cështja ka shkuar në Apel, por puna e gipsit vazhdon.Njëra nga administratoret e subjektit, Dëshira Myftari, thotë, se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë, ndaj dhe vazhdon punën.Madje ajo pranon, se nëse do t’i hiqen mjetet, pistoleta shpuese dhe skrepi, do të vendosë të reja.

Me përcjelljen e Krishtlindjeve dhe afrimin e natës së ndërrimit të viteve, mendja na shkon te tryeza festive dhe dollitë. Po si e kemi zakonin e dollive. Për cilat raste dhe për cfarë ngrenë dolli shqiptarët. Intervistat e qytetarëve janë për të mos u humbur, plot humor e batuta.

Për ankesën e zotit Qerim Tabaku, të cilit i kanë zaptuar pronën, njoftojmë sallën operative të Kavajës, e cila pas disa minutash, dërgon OPGJ Afrim Meçe për verifikim, pas tre vjetësh.Ai kqyr vendin, bën foto dhe matje.Më pas gazetarja i drejtohet Policisë Bashkiake, që kjo e fundit të njoftojë IMT-në. Drejtori i këtij institucioni, Ylber Nurçe, premton të marrë masa për heqjen e mjeteve nga prona e Qerim Tabakut.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑