STOP-EMISIONI 58(Sezoni 7) 24 Nëntor 2021-Burgu i Fushe-Krujes/skenari per heqjen nga puna te n/inspektorit.

Rasti, që trajtojmë sot na con në burgun e Fushë-Krujës.Azem Rexhepi, është 30 vjec. Prej 10 vitesh ai ka punuar në Burgun e Fushë Krujës.Më 9 prill 2021, me një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.Një skenar i sajuar i Drejtorisë së Burgut të Fushë Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit, t’i bëhej një kontroll fizik, sepse dyshohej, se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.Në një regjistrim me kamera të fshehtë, specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.

Këto ditë është mbajtur në Tiranë panairi i librit. Ne ishim atje dhe pyetëm qytetarët për raportet e tyre me librin dhe leximin.Të rinjve iu drejtuam pyëtjen, nëse preferojnë librin apo rrjetet sociale dhe sigurisht ata zgjodhën rrjetet sociale. Pak ditë më parë transmetuam rastin e qytetarit Ilirjan Dojce, i cili tregoi, se 3 policë në Pogradec i kishin marrë para dhe e kishin rrahur për shkelje të orës policore.SHBA, njoftoi, se zbatoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për pezullimin nga detyra të tre inspektorëve të policisë me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Më 19 nëntor të 2021, emisioni Stop transmetoi rastin e ankesës së qytetarit Prek Vukaj. Ai u drejtua te ne për problemin e djalit të xhaxhait të tij, i cili është 70 vjec dhe i sëmurë me ishemi cerebrale. Por Mark Vukaj nuk mund të marrë pensionin. Marku ka punuar në disa ndërmarje shtetërore, si ndërmarja sharra, rruga ura, pyjet, si murator e punëtor, por nga 21 vjet i njihen vetëm 14 vjet. Cështja shkoi në gjyq dhe tani është apel. Gjyqtarja Marie Qiriazi ra “viktimë” e vetingut dhe cështja i kaloi gjyqtares Valdete Hoxha. Të interesuarit kanë bërë disa kërkesa përshpejtimi, por asgjë nuk është zgjidhur.Pas ndërhyrjes së “Stop”, gjyqtarja Valdete Hoxha aprovoi kërkesën e përshpejtimit të cështjes, duke caktuar datën e gjyqit në janar 2022.

Të Fundit