STOP-EMISIONI 51 (Sezoni 9) 13 Nentor 2023-“Ik b*ce, mos me caj tr*pin”, avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit.

Në qershor të këtij viti transmetuam rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila na tregoi, se në vitin 2019 në Shkodër, ka qenë me vajzën me motorr dhe ka bërë një aksident. Për pasojë, vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj në regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqsor me avokat Ndue Gjelaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblim në masën 54 milionë lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda tha, se lekët i kanë kaluar te avokati.Ritakohemi me Shqiponjës, e cila, na thë, se jo vetëm, që nuk ka marrë akoma paratë e dësmhpërblimit, por avokati Ndue Gjelaj i ka bërë padi penale për shpifje.Ne iu drejtuam avokatit, i cili këmbënguli, se lekët i ka përmbaruesi gjyqësor. Por Rrok Deda deklaroi, se 42 milionë lekë ia ka kaluar avokatit të zonjës Ndue Gjelaj, duke na vënë në dispozicion edhe transaksionet bankare.

Mesditën e së dielës, Gjykata dha masën e arrestit me burg për edukatoren e kopshtit “Stinët” Majlinda Dehima.Ngjarja e bërë publike një javë më parë në emisionin “Stop” tronditi opinionin publik, që si rrallëherë u ngrit dhe në protesta. U desh publikimi në “Stop”, që të nesërmen e ngjarjes, Ministria e Arsimit të deklaronte ngritjen e një task force, që do të monitoronte në terren situatën e kopshteve në vend.Sot Ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu, doli para mediave, për të bërë publik rezultatin e këtij inspektimi, që nuk kërkoi më shumë, se disa ditë kohë.Nga 90 kopshte, rezultoi, se 8 ishin të palicensuar dhe dy kopshteve u ishte refuzuar licensa.Klinika Fizioterapike Pediatrike Jica, pas transmetimit tonë, ka ofruar ndihmë për të rehabilitur vajzën e vogël pa pagesë. Xhevid Hysenaj pronari i AlbKalustyan shpk, i ka ardhur në ndihmë me 2 mijë euro familjes së vajzës së dëmtuar në kopshtin privat Stinët. Redaksia e “Stop”hapi një llogari gofund në emër të së ëmës së të miturës.

Tekniku i Peskares, Zdenek Zeman, është bërë viral në rrjet. Ai është shfaqur duke luajtur në fizarmonikë. Por në fakt, duart ishin të një personi tjetër të fshehur pas tij.

Të Fundit