Avokati vjedh qytetaren dhe ofendon rëndë atë. Çfarë i tha ai?!

Në qershor të këtij viti transmetuam rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila na tregoi, se në vitin 2019 në Shkodër, ka qenë me vajzën me motorr dhe ka bërë një aksident. Për pasojë, vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj në regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqsor me avokat Ndue Gjelaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblim në masën 54 milionë lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda tha, se lekët i kanë kaluar te avokati.Ritakohemi me Shqiponjës, e cila, na thë, se jo vetëm, që nuk ka marrë akoma paratë e dësmhpërblimit, por avokati Ndue Gjelaj i ka bërë padi penale për shpifje.Ne iu drejtuam avokatit, i cili këmbënguli, se lekët i ka përmbaruesi gjyqësor. Por Rrok Deda deklaroi, se 42 milionë lekë ia ka kaluar avokatit të zonjës Ndue Gjelaj, duke na vënë në dispozicion edhe transaksionet bankare.

Të Fundit