Mesditën e së dielës, Gjykata dha masën e arrestit me burg për edukatoren e kopshtit “Stinët” Majlinda Dehima.Ngjarja e bërë publike një javë më parë në emisionin “Stop” tronditi opinionin publik, që si rrallëherë u ngrit dhe në protesta. U desh publikimi në “Stop”, që të nesërmen e ngjarjes, Ministria e Arsimit të deklaronte ngritjen e një task force, që do të monitoronte në terren situatën e kopshteve në vend.Sot Ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu, doli para mediave, për të bërë publik rezultatin e këtij inspektimi, që nuk kërkoi më shumë, se disa ditë kohë.Nga 90 kopshte, rezultoi, se 8 ishin të palicensuar dhe dy kopshteve u ishte refuzuar licensa.Klinika Fizioterapike Pediatrike Jica, pas transmetimit tonë, ka ofruar ndihmë për të rehabilitur vajzën e vogël pa pagesë. Xhevid Hysenaj pronari i AlbKalustyan shpk, i ka ardhur në ndihmë me 2 mijë euro familjes së vajzës së dëmtuar në kopshtin privat Stinët. Redaksia e “Stop”hapi një llogari gofund në emër të së ëmës së të miturës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]