OBSH alarmon: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur

OBSH ngriti alarmin se gjatë 2023 u dyfishuan rastet e fruthit krahasuar me vitin paraardhës. Janë konfirmuar mbi 321 mijë persona të prekur nga fruthi, por dyshohet se numri është më i lartë. Ndërsa rajoni që ka pasur incidencën më të lartë janë disa vende të Evropës, si Azerbajxhani, Kirkistani, por edhe Jemeni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti alarmin se rastet e fruthit ne botë u dyfishuan gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022. Studiuesi i OBSH Dr. Patrick O’Connor, gjatë prezantimit të hulumtimit të tij në një kongres global në Barcelonë tha se gjatë vitit 2022 në gjithë botën u raportuan 171,153 raste.

Ndërkohë sipas të dhënave të përkohshme tregojnë 321,582 raste për vitin 2023 dhe më shumë se 94,000 deri më tani në 2024, megjithëse dyshohet se numri i të prekurve të jetë shumë më i lartë. Pothuajse gjysma e rasteve të këtij viti kanë qenë në Rajonin Evropian të OBSH-së, me incidencën më të lartë në Azerbajxhan, Kirkistan dhe Jemen.

 SHBA kanë raportuar vetëm ditët e fundit 128 raste të fruthit të ekzaminuara në 20 juridiksione sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shifër që konsiderohet më e lartë që nga viti 2019.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet përmes ajrit dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore ose vdekje, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe të pavaksinuarit. Simptomat e përgjithshme mund të përfshijnë ethe, kollë, rrufë, lotim të syve dhe skuqje të njollave të kuqe.

 1 në çdo 20 fëmijë me fruth kalon në pneumoni, dhe të tjerët mund të zhvillojnë një ënjtje të rrezikshme në tru të quajtur encefalit.

Sipas statistikave deri në 3 raste në çdo 1000 fëmijë që infektohen me fruth mund të vdesin nga komplikimet respiratore dhe neurologjike. Ajo gjithashtu mund të çojë në “amnezi imune”, një gjendje që rrit rrezikun e njerëzve për infeksione të tjera për javë në vit. OBSh bëri të ditur se vaksinimi i fruthit ka parandaluar rreth 57 milionë vdekje midis 2000 dhe 2022. SOT

Të Fundit