STOP-EMISIONI 42(Sezoni 12) 5 Nentor 2026-Absurdi, kusheriri ne Kadaster i mban pronen peng prej muajsh, megjithe vendimin e gjykates

Meriman Nuhiallari nga Kukësi iu drejtua emisionit “Stop” për një problem pronësie, që zgjaste prej dy vitesh. Pas vdekjes së babait, katër trashëgimtarët hapën aktin e trashëgimisë dhe Merimani aplikoi pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e pronës.Procedurat po ecnin normalisht, derisa xhaxhai dhe djali i tij, Eltion Nuhiallari, punonjës në Kadastrën e Kukësit, paraqitën ankim ndaj vendimit për kalimin e pronës në pronësi. Ankesa u shqyrtua nga strukturat përkatëse dhe u la në fuqi vendimi i Kadastrës. Megjithatë, sipas denoncuesit, regjistrimi vijonte të vonohej.Pas ndërhyrjes së “Stop”, përgjegjësi Indrit Muja premtoi, se qytetari do të pajisej me certifikatën brenda javës. Por zgjidhja erdhi shumë më shpejt: brenda pak orësh nga interesimi i emisionit, Meriman Nuhiallari mori certifikatën e pronësisë, duke i dhënë fund pritjes dyvjeçare.

Sot shënohet Dita Botërore e Gjuhës Rome, një ditë, që synon të promovojë ruajtjen, njohjen dhe përhapjen e gjuhës rome, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të komunitetit rom.Pamje të rënda janë transmetuar nga zjarri, që përfshiu një apartament në Elbasan. Tragjedia e ndodhur dje u mori jetën dy personave, ndërsa 10 të tjerë mbetën të lënduar. Pamjet tregojnë përmasat e flakëve dhe momentet e frikshme të ngjarjes.Ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe mjetet e zjarrëfikësve, i ngjajnë një filmi humoristik.

Lulzimi është një qytetar, që tregon, se bleu një automjet tip “Benz” në vitin 2024 dhe për afro dy vite e përdori pa asnjë problem. Por në qershor 2026, teksa udhëtonte drejt Greqisë, në pikën kufitare të Kapshticës, makina iu sekuestrua, pasi rezultoi në sistemin Interpol, si e vjedhur në Suedi. Që atëherë kanë kaluar 4 muaj dhe qytetari ende nuk ka një zgjidhje.Emisioni “Stop” kontaktoi Drejtorinë e Kufirit në Korçë, e cila bëri me dije, se denoncimi në Interpol mban datën 30 tetor 2025, ndërkohë që automjeti ndodhej në Shqipëri, që prej vitit 2019. Veprimet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Korçës, e cila i ka komunikuar qytetarit, se çështja është në hetim.Pas interesimit tonë, Prokuroria e Korçës sqaroi se, pas komunikimeve me Interpol Tiranën dhe Interpol Stokholmin, automjeti nuk rezulton më në kërkim. Megjithatë, prokuroria ka vendosur ta mbajë në ruajtje makinën dhe dokumentacionin e saj.

Të Fundit