STOP-EMISIONI 45(Sezoni 8) 4 Nentor 2022-Shet dyqan ne 2003-shin, eshte debitor ne OSHEE, paguan vete borxhin.

Fatmir Ramaj tregon, se në vitin 2003 shiti dyqanin e tij me akt-shitjeje. Në vitin 2022 donte të lidhte një sahat për një objekt tjetër, por i thuhet, se është debitor për dyqanin, që ka shitur për 750 mijë lekë të vjetra. Pronari i dyqanit nuk e kishte kaluar kontratën e ujit dhe energjisë elektrike në emër të tij dhe është larguar jashtë shtetit. Fatmiri thotë, se iu drejtua me një ankesë Drejtorisë së Përgjithshme të OSHEE-së, duke bashkangjitur aktin e shitjes se dyqanit. Përgjigja, që mori, ishte se problemi duhet të zgjidhet mes palëve. Fatmiri e pagoi debinë, pasi donte të lidhte energjinë tek objekti tjetër. Por kur shkon të mbyllë kontratën, i thonë, se duhet ta mbyllë personi, që e ka blerë. Për të pyetur rreth procedurës së shitjes dhe kalimit të kontratës së energjisë elektrike dhe ujit, kemi pyetur konsulentin imobiliar të “Remax Infinity Plus”, Dorian Spahiu. Sipas tij, në procedurën e shitjes, noteri sheh, nëse ka detyrime të prapambetura dhe është blerësi, i cili me aktin e shitjes paraqitet dhe ndryshon emrin e kontratave të energjisë elektrike apo ujit.

Sa i njohin gjëagjëzat qytetarët shqiptarë.Ne kemi dalë në rrugët e Tiranës dhe kemi pyetur banorët për disa gjëagjëza. Mes të intervistuarve janë krijuar situata plot humor, lidhur me përgjigjet për gjëagjëzat e shtruara për zgjidhje.Shumë video të situatave absurde kanë mbërritur në redaksinë tonë. Në Theth, kuaj janë sulur në kazanët e plehrave. Në Shkodër lopër kanë dalë në qendër të qytetit dhe hanë lulet e lokalit. Në Vlorë një qen lahet në det, për shkak të temperaturave të larta të kësaj vjeshte. Shkolla “Mustafa Grabllesh” në Tiranë është kthyer në parkim makinash.

Shkolla Mustafa Grablleshi Tirane kthehet ne parkim makinash

Në 5 korrik të këtij viti ishim në Pogradec, ku Gurisel Selimllari tregoin, se është divorcuar me gruan dhe nga martesa kanë një djalë. Gjykata ka vendosur, babai ta takojë djalin cdo të premte për dy orë në zyrën përmbarimore. Por takimi nuk realizohej, pasi e ëma nuk zbaton vendimin gjyqsor. Pas dy vjetësh përmbaruesi shtetëror i vuri gjobë ish-bashkëshortes së Guriselit, që nuk sillte fëmijën, për takim me të atin. Me ndërhyrjen e “Stop”, Gurisel Selimllari realizoi takimin me djalin e tij.Por pas shumë muajsh Guriseli u ankua sërish, se ish bashkëshortja nuk e sjell djalin në takim dhe partneri i saj e kërcënon në telefon. Ne ishim në një ditë të premte takimi, por zonja nuk u paraqit në zyrën e përmbaruesit, për takimin e fëmijës me të atin.Pas ndërhyrjes së përsëritur të gazetares së “Stop”, zonja Axhire Buna solli fëmijën dhe premtoi të zbatojë në vijim vendimin e gjykatës.

Të Fundit