STOP-EMISIONI 42(SEZONI 8) 1 Nentor 2022-Prostitucion afer pallatit: 30 mije leke ne makine, 50 mije ne hotel.

Një qytetare, që banon në zonën e kthesës së Kamzës ka lënë një mesazh në sekretarinë telefonike të emisionit “Stop”. Ajo ankohet, se pranë pallatit të saj, ushtrohet aktivitet prostitucioni.Zonja thotë, se e ka të vështirë të kalojë normalisht drejt banesës së saj, ndaj shumë herë banorët kanë njoftuar edhe policinë. Kamera e fshehtë e “Stop”, ishte në vendin, ku zonja pretendon, se ushtrohet prostitucion.Ne provuam, se shqetësimi i banorëve ishte mëse i drejtë. Agjenti i “Stop” u hoq si klient dhe bisedoi me dy prostituta. Ato i treguan cmimet, dhe i thanë, se mund të kryente marrëdhënie edhe jashtë me 3 mijë lekë të reja, ose në hotel me 5 mijë lekë të reja.

Mbrëmë në Tiranë u festua Hallowini. Në ishim në ambientet e festës dhe pyetëm të rinjtë, nëse e dinin, se cfarë është Hallowini dhe cfarë po festonin.

Por shumica e tyre ishin mjaftuar me gjetjen e kostumeve dhe argëtimin.

24 vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa muaj më parë konstatoi, se veshkat e saj ishin totalisht jashtë funksionit. Njëra nga veshkat funksionon vetëm 4% . Babai i Marinelës, Bashkimi, tregon vështirësinë e jetës tani që vajza duhet të bëjë dy herë në javë dializë.Në këto kushte, familja Zani bëri thirrje në ekranet televizive për ndihmë për transplantin e një veshke.Këtë mesazh e sheh edhe një i i paraburgosur në Kukës, Mentor Palavija.Ky i fundit doli vullnetar, që të dhuronte një veshkë, nëse grupi i gjakut dhe analizat do t’ia mundësonin. Por Mentori kërkoi të bënte analizën në paraburgim dhe mori si përgjigje nga doktorët e burgut, se kjo procedurë nuk lejohet të kryhet. Kunata e Marinelës, Suzana Zani, tregon, se familjarët u nisën menjëherë në Kukës, ku takuan familjen e Mentor Palavisë dhe shkuan në paraburgimin e qytetit, për të kërkuar bërjen e analizës.Gazetari i “Stop” shkoi në Kukës për të zgjidhur situatën e analizës së dhuruesit vullnetar në paraburgim.Të nesërmen u njoftua, se Mentori mund të bënte analizën, për të kuptuar, nëse mund të dhuronte veshkën për 24 vjecaren.

Të Fundit