Jemi ndalur në Kavajë, pasi Igli Merhori, prej 11 vitesh kryetar i Zyrës Përmbarimore në këtë qytet, njoftohet pas 6 muajsh për shkarkimin e tij, që ishte bërë që në mars 2021. Madje për të ishte menduar, që të kalonte përmbarues në Durrës. Pa asnjë vërejtje dhe me shkelje nga ana e Drejtorisë së përgjithshme, ai largohet nga detyra.Avokatja Eda Grimci teksa sheh shkresat, që janë bërë këto 6 muaj, numëron shkeljet e bëra që nga Ministria e Drejtësisë deri tek Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit. “Stop” i kërkon takim drejtorit të përgjithshëm Piro Lutaj, por ai zgjodhi të kthejë përgjigje më sms, duke e kaluar përgjegjësinë në Ministrinë e Drejtësisë.
“Stop” sjell sot pamjet e rralla, kur Enver Hoxha bënte dolli me ujë, ndërsa kishte siguruar furnizimin me ujë të pijshëm në Malësi të Madhe.Ndërsa lidhur më situatën e helmimit nga uji të 500 banorëve të Krujës, Roland Nasto, prefekt i Durrësit tha, se problemi mund të jenë reshjet, që kanë shkaktuar përzierjen e ujit përmes kanalizimeve.Dje ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kavajës, shpalli për herë të parë publikisht kandidimin për kryetar të PD-së, pas sulmit, që ka ndërmarrë ndaj kreut aktual Lulzim Basha.
Spitali rajonal memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor dhe një qytetar denoncon në Stop një problematikë lidhur me këtë spital. Idajete Kajolli tregon, se bashkëshorti i saj ka tumor në bark dhe me rekomandim të mjekut të familjes dhe specialistit në Fier, duhet të bënte rezonancë me kontrast. Data e caktuar ishte 31 gushti, por rezonanca ende nuk është bërë, pasi mungon lënda e konstrastit.Zonja Kajolli u drejtua në spital, por i thanë fillimisht, që ta siguronte kontrastin vetë.Më pas gazetares së “Stop”, drejtuesit e spitalit të Fierit, i dhanë një tjetër zgjidhje, duke i vënë në dispozicion një autoambulancë, për të cuar pacientin për rezonancë në Vlorë.