Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të forta me protestuesit, të cilat po mbajnë qëndresën e tyre jashtë Kuvendit që prej mëngjesit.

Efektivët e lënduar janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pavarësisht tensioneve të larta dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, qytetarët po vijojnë qëndresën e tyre jashtë godinës, ndërkohë që brenda sallës plenare vijon normalisht zhvillimi i seancës parlamentare.

Të Fundit