Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit