STOP- EMISIONI 25 (Sezoni 9) 6 Tetor 2023-“Jam në punë, djali 10 vjeç mban vajzën 10 muajshe”, denoncimi për çerdhen – 6 Tetor 2023

Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjec dhe 20 muajshe është drejtuar në redaksinë tonë, pasi kërkon të regjistrojë fëmijën në cerdhe. Në muajin qershor është paraqitur për të bërë aplikimin, por burri punonte në të zezë dhe zonja kishte pagesën e papunësisë. Pasi bëri aplikimin shkoi në shtator tek cerdhja dhe nuk rezultonte emri. Iu drejtua Drejtorisë së Cerdheve, ku iu tha, se duhet te depozitojë një dokument, që prindërit janë në punë, në mënyrë që të regjistrojë fëmijën.më pas zonja filloi punë dhe vajzën e vogël ia mbante djali 10 vjec.Iu tha, që në 20 shtator do të hapeshin sërish regjistrimet. Por sërish e kthyen, duke i thënë, se nuk kishte vende në cerdhe. Ne iu drejtuam Drejtorisë së përgjithshme të kopshteve dhe cerdheve, për të pyetur, se pse nuk është informuar zonja, se ku mund të ketë vende të lira në cerdhe të tjera, por na thanë, se zonja duhet të bëjë kërkesa pranë cerdheve.Pas këmbënguljes sonë, zonjës i erdhi lajmi për në cerdhen tjetër. Atë e njoftuan, se mund të paraqitet me vajzën në cerdhen numër 10.

Pak kohë më parë kemi transmetuar problemin e Afrim Ademit, një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Suedi. Djali i tij është akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike dhe është dënuar përfundimisht nga gjykata e Kukësit me dy vjet burg.Por, derisa të mbaronte gjykimi dhe të merrej vendimi, familjarët kërkuan nga gjykata lehtësim të masës së sigurimit, duke paguar 10 000 euro.Nga ana tjetër, gjykata, kur dha vendimin përfundimtar, nuk u shpreh për pjesën e kthimit të garancisë, ndaj qytetari, ka që nga shtatori 2022 e deri më sot, pa ndonjë zgjidhje.Ne iu drejtuam me shkresë zyrtare gjykatës, e cila u justifikua me faktin, se gjyqtari i parë u transferua në një detyrë tjetër, kurse i dyti nuk është paraqitur fare në gjykatë për shkak të shëndetit. Afrimi thotë, se tani këtë cështje Kukësi ia ka kaluar Shkodrës dhe asnjëra nuk merr në shqyrtim cështjen e parave.

Një kec ka hipur mbi në kalë.Një mace është ngulur para televizorit dhe reagon duke parë emisionin “Stop”.Në Tiranë, rruga “Kongresi i Tiranës” pranë shkollës “Harri Fulz” është e mbushur me plehra.Në Kombinat një qytetar ka filmuar ujin, që i vjen në rubineta dhe duket qartë ndotja e ujit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit