STOP – EMISIONI 19 (SEZONI 2)

Kamera 18 mijë euro e “Stop”, furtunë në drejtësi
Një ditë më parë “Stop” transmetoi me zë dhe figurë rushfetin prej 18 mijë eurosh që oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi merrte në emër të prokurorit Ardian Braho. Të gjitha mediat i dhanë vendin kryesor rastit të mitmarrjes ndaj një qytetari, që kërkonte të clironte llogarinë e tij të pastër bankare. Ndërsa prokuroria e përgjithshmë, ministri i drejtësië dhe policia e shtetit reaguan duke vënë në pranga oficerin Lushi dhe pezulluar dhe shoqëruar prokurorin Braho.
 

Drejtësia tragji-komike, bllokohet procesi në pritje të dëshmitarit të vdekur
Qytetarja Mimoza Limanaqi denoncon në “stop” sorollatjen në ish-komunën Vorë, hipotekën e Tiranës dhe prefekturë për një cështje pronësie. Pasi nuk gjeti zgjidhje, iu drejtua Gjykatës Administrative të shkallës së parë. Por edhe aty cështja i ngeci. Gjykata është në pritje të dëshmitarit Kapllan Limanaqi. Pasi “Stop” u vu në kërkim të dëshmitarit, që mbante peng procesin, mësoi se ai kishte ndërruar jetë në vitin 1993.
 

Me dhe pa shtëpi në Shqipëri…
Një pallati në Vlorë i ka dalë pronari i vjetër dhe në bazë të ligjit objekti i takon atij. Por 8 familje përfundojnë në mes të katër rrugëve. Shumica e pallatit përbëhet nga pensionistë, të cilëve askush nuk u jep kredi dhe as banesë sociale. Më pas një shtetas italian Karlo Barloti ankohet në redaksinë tonë, se i kanë marrë apartamentin. Ishte i martuar për 10 vjet me shtetasen shqiptare Floreta Fusha. Kishin porositur bashkë apartamentin, por pas divorcit zbulon një tjetër kontratë shitjeje me emrin vetëm të ish-bashkëshortes.

Të Fundit