Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie binjakëzimi dhe bashkëpunimi.

Automjeti zjarrfikës iu dorëzua personalisht kryetarit të Bashkisë Pogradec nga kryebashkiaku i Wismarit, Thomas Beyer, i shoqëruar nga Silvia Bratsch, kryetare e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Thomas Beyer u shpreh i kënaqur që në emër të komunitetit të Wismarit po i dhurohej repartit zjarrfikës të Pogradecit një mjet që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Pogradec falënderoi autoritetet dhe komunitetin e Wismarit për këtë gjest miqësor, duke theksuar se kjo është zjarrfikësja e dytë që qyteti gjerman i dhuron Pogradecit. Ai u shpreh se uron që mjeti të përdoret sa më pak, çka do të thotë sa më pak vatra zjarri, ndërsa nënvizoi se automjeti i ri ka përmasa që mundësojnë ndërhyrjen edhe në rrugicat e ngushta të qytetit.

Edhe shefi i MZSH Pogradec, Armand Gora, vlerësoi rëndësinë e këtij dhurimi për rritjen e efektivitetit të ndërhyrjeve në raste emergjencash. Kjo është zjarrfikësja e dytë që Bashkia e Wismarit i dhuron Pogradecit, ndërsa bashkëpunimi mes dy qyteteve është shtrirë ndër vite edhe në fusha të tjera, si shkëmbimet kulturore dhe aktivitete

Të Fundit