Stop- EMISIONI 161 (SEZONI 5) 13 Prill 2020- Me njolle ne biografi, studenti perjashtohet nga policia per gjoben e babait!

Në shkurt 2019 u prezantua me bujë nisja e kursit të parë me 52 studentë të ekselencës, të cilët do të bëheshin pjesë e Policisë së Shtetit. Në aktivitet morën pjesë kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj.Por për një të ri nga Korca, student ekselent, kjo eskperiencë zgjati vetëm dy javë.Shefi i burimeve njerëzore i komunikoi përjashtimin,pasi nga Policia e Korcës kishte mbërritur një informacion për përfshirje në aktivitete kriminale. Asnjë shpjegim tjetër nuk iu tha studentit, edhe pse bëhej fjalë për një ndryshim radikal të drejtimit të jetës së tij. Përmes avoktatit, i riu mësoi, se shkak i përjashtimit të tij, ishte bërë një vendim gjyqsor i formës së prerë për babain e tij, që ishte dënuar me një gjobë prej 600 mijë lekësh të vjetra, për një kundravajtje penale.

Stop u interesua edhe tek shefi i burimeve njerëzore në Policinë e Korcës, pasi nga aty ka ardhur problemi dhe ai pohon, se nuk ka mundësi, që dikush të përjashtohet nga Akademia e Policisë, për një arsye të tillë. Por realisht asnjë vepër penale nuk rëndon mbi studentin e ndëshkuar në mënyrë absurde.

Nga dita e sotme ndryshon fasha orare e lëvizjes së njerëzve, duke u zgjatur deri në orën 17.30.Por fundjava do të jetë plotësisht në izolim, duke nisur nga pasditja e së premtes e deri të hënën në mëngjes.Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bëri thirrje, që askush të mos planifikojë pushime për këtë verë. Ndërsa Franca bën apel, për mbajtjen e mbyllur të kufijve të Europës, të paktën deri në muajin tetor.Kina ka ndaluar gjuetinë dhe therjen e qenve dhe maceve për t’u ushqyer. Në Vlorë janë ndëshkuar dhe futur në karëantinë shumë persona, mes të cilëve edhe shefi i qarkullimit, pasi u zbulua, se po luanin futboll në Pyllin e Sodës në orarin e izolimit.Stop bën thirrje për konsumin e produkteve shqiptare, si mënyrë për të ndihmuar fermerët dhe ekonominë vendase.

Pas viktimës së parë me korona virus në Shqipëri, personeli i spitalit të Durrësit hyri në izolim të detyruar. Një ndër to personat, që hynë në karantinë ishte dhe Luljeta Kapreli,sanitare e kompanisë “Sanitary Cleaning sh.p.k”,e cila pas disa ditësh iu rikthye punës, pasi rezultoi negative.Por Luljeta konstatoi, se ditët e izolimit i ishte mbajtur paga nga menaxherja e kompanisë Sofie Xhaferri.Kjo e fundit në një komunikim me gazetaren e Stop thotë, që punonjësja duhet të kishte paraqitur raport.Pas këmbënguljes sonë zonja Xhaferri premtoi t’i japë Luljetës pjesën e munguar të parave të pagës.

Të Fundit