E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 140(Sezoni 8) 16 Mars 2023-“Qeveria i zuri te tera vete qe ia q..robt! drejtori i ujesjellesit punon taksi.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimit Drejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kycë. Bëhet fjalë për dy përgjegjës dhe një sekretare.Anxhela, sekretarja thuhet, se është kushërira e dytë. Mariola, shefja e burimeve njerëzore është vajza e hallës.Klaudio, djali i tezes.Ne shkuam atje për të verifikuar situatën. Vetë drejtori Genti Llogo, tha, se ishte në terren dhe e mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi, se punonjësit janë të afërm të tij.Drejtori tjetër, Iljaz Memushi, i UKGJ ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet, që ai nuki ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na con në Kakavijë.Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në ujësjellës për cështje faturash.

Ditën e djeshme qeveria shpalli park Kombtar Lumin e Vjosës. Mes personazheve të rëndësishëm, që mbrojtën këtë cështje, ishte dhe aktori i famshëm Leonardo di Caprio, i cili shkroi, se Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë.

Jemi në Sarandë me zonjën Feruze Hyseni, e cila na tregon problemin e djalit të saj, Arjan Hyseni. Pasi kishte punuar në Zvicër me një shtetas shqiptar, Shkëlqim Shameti, ky i fundit, në vend të pagesës i kishte dhënë një makinë, duke bërë edhe certifikatën e shitjes. Kjo ndodhi në 20 shtator 2022. Në 10 tetor djali niset drejt Shqipërisë në në pikën kufitare të Qafë Botës, Arjani u ndalua dhe i thanë, se makina është në alert, pasi është denoncuar e vjedhur në 10 shtator 2022. Prej 5 muajsh Arjan Hyseni ndodhet në burg. Prokurori Ilir Hoxha dhe gjyqtarja Suela Xhani, duket, se nuk kanë marrë në konsideratë disa detaje, që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.Motra e Arjan Hyseni ka komunikuar me Shkëlqim Shametin, por ky i fundit është shmangur, duke lënë dyshime, se gjithcka është bërë me qëllim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑