STOP-EMISIONI 139(SEZONI 7) 16 Mars 2022-Tepelene/ Godet fqinjen me dru ne fytyre: qeni i saj me hengri delet.

Jemi në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë.Brunilda Gaxhi, nënë e dy fëmijëve, është dhunuar rëndë në fytyrë nga djali i fqinjit, emri i të cilit është Stavri Xhima. Ditën që ajo u dhunua, më 24 shkurt 2022, ishte duke nxjerrë rrënjë bimësh medicianale, afër banesës, së bashku më bashkëshortin, Jani.Ata panë që në drejtim të tyre u afrua i riu me emrin Stavri, i cili i akuzoi, se qeni i tyre u kishte ngrënë delet, e më pas ai gjuajti, nga një distancë e afërt, me dru, në fytyrë, zonjën në fjalë, e cila ra pa ndjenja. Sot, familja Gaxhi kërkon drejtësi, teksa ndihet e kërcënuar.Dy vjet më parë, nipi i familjes dhunuese ka goditur rëndë zonjën Brunilda, por gjykata e shpalli të pafajshëm atë. Konflikti ka një zanafillë të hershme, me shkak përdorimin e kullotave për bagëtitë.Ne iu drejtuam prokurorisë në Gjirokastër me një kërkesë për informacion, pasi akti i ekspertimit tregon, se kemi plagosje të lehtë, dëmtim mbi 9 ditë, që sipas Nenit 89 dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Ditën e djeshme transmetuam denoncimin e një ish të burgosuri, i cili vuajti një dënim prej 2 vjet e 4 muaj në burgun e Rrogozhinës, për një vepër penale. Punonjësi i SHKB-së së Rrogozhinës, i njohur me emrin Redian, në bashkëpunim me avokatin Nazmi Totraku, i kërkuan 1000 euro, denoncuesit, që ai të mos bëhej pjesë e një ngjarjeje të ndodhur në dhomën, ku ish-i dënuari qëndronte edhe me katër të tjerë dhe ku u gjet një telefon.Kjo ngjarje ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës, në tetor të vitit 2021.Bledar Toçi, që kishte blerë telefonin, ia sqaroi SHKB-së mbas dy ditësh, që telefoni ishte i tij.Por Rediani mori 1000 euro, tarifën më të ulët, sipas tij, pasi ishin disa veta në pjesë, ai, prokurori dhe avokati. Pas këtij momenti u realizua dhe takimi, ku u dorëzuan plot 1000 euro, që i burgosuri i burgut të Rrogozhinës, të mos penalizohej për telefonin e shokut të dhomës.Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Stop”, inspektori i SHKKB-së së burgut të Rrogozhinës u vu në pranga dhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja deklaroi, se kjo masë ishte falë emisionit tonë.

Në 14 janar 2022 sollëm shqetësimin e qytetarit Bajram Dule, i cili nuk kishte marrë pagesat e shërbimeve të bëra për periudhën dhjetor 2020-prill 2021. Bajrami, me profesion specialist edukimi në IEVP Lushnje-Kosovë e Madhe tregoi, se nuk kishte marrë pagesat për shërbimet drejt Elbasanit, ku merrte pjesë në seancat gjyqësore.Bëhet fjalë për 190 mijë lekë të vjetra, që tashmë si pensionist, i bëjnë punë. Bajrami thotë, se në këtë situatë vazhdojnë të punojnë edhe kolegët e tij, por ata kanë frikë të flasin, se mos humbin vendin e punës.Pasi emisioni “Stop” kërkoi zyrarisht shpjegime për këtë problem, na u tha, se do kishte zgjidhje me celjen e buxhetit të vitit 2022.Sot Bajrami na ka telefonuar, për të na thënë, se falë emisionit “Stop” mori pagesat, që i takonin.

Të Fundit