Protestuesit mbërrijnë poshtë zyrës së Ramës, policia “zbraz” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga automjetet

Protesta kundër qeverisë ka vijuar me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, ku protestuesit janë vendosur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke intensifikuar thirrjet kundër tij dhe qeverisë.

“Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje” janë disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit, ndërsa protestuesit kanë targetuar edhe Policinë e Shtetit, duke brohoritur “Polici e krimit” referuar këtu edhe dhunën e efektivëve ndaj protestuesve.

Një tjetër thirrje e përsëritur nga turma ishte “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, ndërsa qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Policia ka marrë masa duke “zbrazur” bulevardin nga automjetet.

Të Fundit