Në redaksinë e emisionit “Stop”ka mbërritur një video, ku tregohet, sesi një burrë godet fizikisht një djalë me probleme mendore, që sipas denoncuesit, është i biri.Më pas publikojmë një rast tjetër rrënqethës të një prindi ndaj një të mituri.Dhuna makabre ka ndodhur rreth 3 javë më parë. Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishtë shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në Korcë.Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjecare, pasi e mitura i kishte marrë telefonin.Familjarët iu drejtuan policisë së Korcës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme.Cështja u hetua nga prokurori i Korcës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.Psikologia Redina Balla Sulstarova thotë, se situata është emergjente, pasi vajza e mitur është e pambrojtur dhe e rrezikuar në cdo moment nga ndonjë krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.
Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së një pacienti të intubuar në spitalin infektiv “Covid 1”, të cilit iu vodhën para nga portofoli dhe karta e bankës.Mësohet se forcat e komisariatit numër 4 në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e infermieres 30 vjecare Ronida Hysa, për grabitjen e pacientit, që ndërroi jetë në spital.Nga ana tjetër Urdhri i Infermierit vendosi bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës për infermieren Hysa. Urdhri i Infermierit, në përfundim të procesit gjyqësor, do të marrë vendim për heqjen me ose pa afat të licensës së zonjës Ronida Hysa.Djali i pacientit të ndjerë, që gjeti kurajon të denonconte në “Stop”, shprehet mirënjohës për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemit të tij.
Emisioni “Stop” trajtoi pak ditë më parë një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Mimoza Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar. Në këtë moment kjo familje ra pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.Ne jemi rikthyer në familjen Kanani, për ta ndihmuar atë.
Një qytetar, i cili dhuron pensionin e tij cdo muaj për bamirësi, e ka bërë këtë akt për zonjën Mimoza Kanani.Po kështu ne si “Stop”, në bashkëpunim me fondacionin “Firdeus” i dhuruam 1 milionë lekë zonjës.Në bashkëpunim me firmën Sinani i cuam familjes edhe një sobë druri.Ambra Tusha, një vajzë e vogël, që jeton në Verona, ka dërguar 100 euro. Ndërsa Briget Seitaj, ka dërguar 100 dollarë.