Turistët izraelitë përfundojnë në spital në Vlorë, dyshime për rrjedhje azoti nga kondicioneri

Një grup turistësh izraelitë që po kalonin pushimet në Vlorë kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur në të njëjtën kohë probleme shëndetësore.

Sipas dëshmive të tyre, turistët janë ndjerë keq njëkohësisht, duke shfaqur simptoma që i kanë bërë të dyshojnë se mund të ishin ekspozuar ndaj një rrjedhjeje gazi nga sistemi i kondicionimit në hotelin ku ishin akomoduar

Pas incidentit, autoritetet kanë kryer kontrolle në ambientet e hotelit për të verifikuar shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë problem teknik.

Nga inspektimet paraprake nuk është konstatuar asnjë defekt në sistemin e kondicionimit dhe as ndonjë rrjedhje që mund të kishte shkaktuar helmim.

Turistët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për të zbardhur me saktësi shkaqet e këtij episodi dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Të Fundit