“Në mëngjes në punë, në darkë në shesh”/ Rama: Në protesta edhe punonjës të administratës, nuk ishin pak

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e kabinetit qeverisës në Pallatin e Brigadave.

Gjatë fjalës së tij, të cilën e cilësoi si një reflektim në lidhje me situatën aktuale politike, Rama iu referua protestave që vijojnë prej 55 ditësh, ku qytetarë shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

Në këtë takim, kryeministri pranoi se mes protestuesve të muajve të fundit kanë qenë edhe punonjës të administratës publike.

“Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardin nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para. Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS-së dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti në mëngjes dhe në darkë shkonin në protestë, nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jep dorëheqjen’ apo të mohoni transformimin e Shqipërisë.

U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta sesa figura ime. Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, deklaroi Rama.

Fjalimi i kryeministrit vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej disa javësh, duke u kthyer në një nga zhvillimet kryesore të aktualitetit politik në vend.

Të Fundit