Si në Shqipëri! Italianët ikin pa paguar, babai: Do ta çoj djalin në punë falas

Një muaj më parë një grup italianësh u arratisën nga një restorant në Shqipëri pa paguar faturën, që më pas u pagua nga kryeministrja Meloni. Këtë herë ka ndodhur në Maltë ku disa nga italianë  kanë darkuar dhe më pas kanë bërë një arratisje të organizuar.

Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht, me protagonistë dy të rinj, të cilët pasi kanë shkuar në restorantin “Pasta & Co”, kanë ngrënë e kanë pirë pa paguar një faturë 100 euro. Babai i njërit e njohu djalin e tij pavarësisht nga fytyrat e errëta dhe menjëherë kontaktoi pronarët e restorantit në Maltë duke i bërë një propozim.

“Babai i njërit prej djemve më telefonoi duke më kërkuar të dhënat për të paguar shumën e duhur” – tha Bertrand, një nga pronarët e restorantit. “Ai më tha se djali i tij u pendua menjëherë, po qante me të madhe. I thashë se e vlerësoja shumë gjestin e tij, se ishte e qartë se ishte një person i ndershëm dhe një baba shembullor, por nuk kishte nevojë të paguante një faturë prej 100 eurosh.

Megjithatë, ai vazhdoi të këmbëngulte, ndaj i propozova të ta dhuronte për personat me aftësi të kufizuara. Ideja ime i bëri shumë përshtypje dhe, në fund, ai më telefonoi duke më njoftuar se dhuroi 250 euro. Ne vetë, në atë moment u kthyem në polici dhe e tërhoqëm denoncimin”.

Babai i djalit, megjithatë, donte të bënte më shumë. Ai i ofroi të birin si punëtor (pa pagesë) verën e ardhshme pronarit të restorantit. “Unë e vlerësova shumë gjestin, por mendova se do të kishte qenë shumë poshtëruese. Ata janë fëmijë dhe ne të gjithë bëjmë gabime në atë moshë, të gjithë bëjmë gabime, atëherë jam i sigurt se të paktën ai e ka marrë mësimin e tij“, përfundoi pronari.

Të Fundit