Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.
Nga ana tjetër, studentët vijojnë të mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këmbëngulin në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestat vijojnë çdo ditë që prej 13 tetorit, ku gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Në mbështetje të protestuesve janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.



