E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona
Bota

Si Cristiano Ronaldo: Mësoni 3 ushqime që portugezi ha çdo ditë

Nuk është sekret që Cristiano Ronaldo është i fiksuar pas ushqimit të duhur. Ndoshta kjo është arsyeja pse, edhe në moshën 37-vjeçare, ai mbetet një nga lojtarët më atletikë në botë.

Lojtari i ri i Juventusit Dauda Peeters tha se Ronaldo ha çdo ditë.

Kur u pyet për portugezin dhe dietën e tij, Peeters tha në një intervistë për AS: “Ai ha gjithmonë të njëjtën gjë. Brokol, pula dhe oriz duke e shoqëruar me ujë natyrisht, pa Coca-Cola.

Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Shkova në palestër për një kohë dhe sigurisht që ishte edhe Cristiano.

Un isha i impresionuar. Cristiano ka trupin perfekt për një futbollist. Dhe megjithëse jam edhe mjaft muskuloz, atë ditë mendova se kishte ende shumë për të bërë, shkruan albeu.com.

Ronaldo dihet se ha deri në gjashtë herë në ditë dhe shmang të gjitha pijet e gazuara si dhe alkoolin.

“Një stërvitje e mirë duhet të shkojë paralelisht me një dietë të mirë.Unë ha një dietë të pasur me proteina me shumë karbohidrate me drithëra të plota, fruta dhe perime dhe shmang ushqimet me sheqer

“Hani rregullisht. Nëse jeni duke ushtruar rregullisht, është e rëndësishme të mbani nivelet tuaja të energjisë të larta për të ushqyer trupin tuaj për performancë më të mirë.

Ndonjëherë ha deri në gjashtë vakte të vogla në ditë për t’u siguruar që kam energji të mjaftueshme për të kryer çdo stërvitje në nivelin më të lartë, “tha Krishitana në një intervistë.

Së fundmi për dietën e tij ka folur edhe shefi i kuzhinës Giorgio Barone, i cili ka gatuar për CR7 te Juventus.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑