Shpallja e gjendjes së emergjencës, Rama: Situata nuk është e tillë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend nënvizoi se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjen së emergjencës për përmbytjet.

Rama nënvizoi se në Shkodër ka pasur vetëm 30 banesa të përmbytura dhe 15 në Durrës.

Ai shtoi se në zonën e ish-Kënetës në Durrës është ndërtuar nën kuotë.

Fjala e Ramës:

Gjendja e emergjencës ka një kuadër ligjor dhe kritere të përcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me situatën e përcaktuar. Unë i qëndroj fjalë për fjalë asaj që bujarisht ndatë me publikun, sepse janë faktet që flasin shumë qartë. Ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për gjithë zonën e Veri-Perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz korruptiv të Kaskadës. Ajo ishte e vërtetë dje dhe është e vërtetë sot. Po i referohem shifrave të bashkisë Shkodër, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë. Në zonën e ish-Kënetës në Durrës është ndërtuar nën kuotë. A do t’i spostojë qeveria këta njerëz? Kjo pyetje vlen për shumë pika në vend, kjo bëhet duke bashkëpunuar të gjithë së bashku.

Ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje në kohët kur përmbytjet ishin një gjë shumë e rrallë nëpër botë dhe kontinentin tonë. Sot përmbytjet nuk janë një gjë e rrallë. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas bashkisë Shkodër 6130 shtëpi. Këto ditë ka pasur vetëm 30 banesa; në Durrës kanë qenë vetëm 15 banesa.

Të Fundit