STOP-EMISIONI 33(Sezoni 12) 23 Tetor 2026-Italiani shet shtepine ne Durres, pagesa dy vjet e bllokuar te noterja per shkak te Kadastres

Shtetasi italian Giorgio D’Angelo tregon, se bleu në vitin 2021 një shtëpi në zonën e Manzës, Durrës, me sipërfaqe ndërtimi 132 metra katrorë dhe truall 900 metra katrorë. Prona ishte e pajisur me certifikatë pronësie dhe, sipas tij, regjistrimi u krye pa probleme brenda dy javësh. Por kur vendosi ta shiste në vitin 2024, nisi një kalvar, që e la dy vjet pa paratë e shitjes dhe pa përfunduar kalimin e pronësisë te blerësit e rinj.Edhe pse blerësit kanë marrë çelësat dhe jetojnë në banesë, ata ende nuk kanë certifikatën e pronësisë në emrin e tyre. Ndërkohë, 40 mijë euro nga shitja kanë mbetur të bllokuara në llogarinë e noteres. Giorgio D’Angelo tregon, se kjo situatë e ka lënë në një pozitë të vështirë, ndërsa kontratat e energjisë elektrike dhe ujit vazhdojnë të jenë në emrin e tij. Noterja shpjegon, se problemi lidhet me faktin, nëse Giorgio D’Angelo kishte të drejtë ta blinte pronën, e cila përfshinte tokë arë, truall dhe ndërtesë. Pas shitjes së mëvonshme, Kadastra ngriti pikëpyetje për dokumentacionin, duke kërkuar, ndër të tjera, aktin e marrjes së tokës në origjinë.Fatmir Laçej i cilëson këto pengesa si artificiale dhe, që kanë zvarritur zgjidhjen e çështjes.Gazetarja kontaktoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke siguruar edhe dokumentacionin e origjinës së pronës dhe gjithcka u zgjidh.

Ura e Nikgjonajve në Theth është kthyer prej 15 vitesh në një problem të vazhdueshëm për banorët, pasi lidh katër lagje dhe është e domosdoshme për lëvizjen e tyre të përditshme. Vetë banorët thonë, se pavarësisht premtimeve të Bashkisë për ndërtimin e një ure të re, deri më sot situata mbetet e pazgjidhur.Ata shprehen të shqetësuar, veçanërisht tani, që po afrojnë shirat dhe jungesa e urës mund t’i lerë të izoluar. Prej vitesh, sipas tyre, dëgjojnë premtime, por në terren nuk shohin as investime konkrete dhe as nisjen e punimeve. Pas 15 vitesh pritjeje, banorët e katër lagjeve të Thethit kërkojnë, që premtimet të kthehen në vepra.

Kumrie Çerpia jeton prej më shumë se 15 vitesh në Greqi, së bashku me familjen. Bashkëshorti i saj jeton në shtetin fqinj prej 28 vitesh, ndërsa ajo tregon, se nuk kanë asnjë pronë apo tokë në Shqipëri. Megjithatë, në qershor të vitit 2026, familja ka marrë një shkresë nga Bashkia Kamëz, ku i kërkohet të paguajë rreth 600 mijë lekë të vjetra detyrime tatimore, të lidhura me gjendjen civile të bashkëshortit në Babrru.E habitur nga kjo kërkesë, Kumrie Çerpia i drejtohet emisionit “Stop”, pasi nuk kupton, se për çfarë taksash bëhet fjalë dhe pse duhet të paguajë. Pas interesimit të emisionit, Bashkia Kamëz sqaron, se bëhet fjalë për taksa të vendosura në cilësinë e kryefamiljarit. Sipas institucionit, që prej vitit 2021, detyrimet për emigrantët mund të hiqen, por qytetarët duhet të paraqesin një vërtetim, që konfirmon statusin e tyre si emigrantë. Për detyrimet e mëparshme, bashkia shpjegon, se ato të periudhës deri në vitin 2014 përfitojnë falje, ndërsa për periudhën 2015–2029 parashikohet përgjysmimi i tyre.Në përfundim, nga shuma prej 600 mijë lekësh të vjetra, Kumrie Çerpias i mbetet për të paguar 180 mijë lekë të vjetra.

Të Fundit