Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar zonjën Adile Gjeleshi, një e moshuar që, sipas tij, i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra borxh dhe nuk ia ka kthyer. Qytetari tregon, se e ka njohur zonjën në vitin 2024, në tregun e fruta-perimeve, ndërsa po ndërtonte një shtëpi. Sipas denoncimit, ajo i ishte ofruar ta ndihmonte financiarisht, por, me arsyetimin, se duheshin para për të nxjerrë shumën nga banka. Në këtë mënyrë ajo i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra.Kalimi i kohës dhe justifikimet e përsëritura, sipas qytetarit, e kanë lënë atë ende në pritje të parave. Në komunikimin mes tyre, Adile Gjeleshi shprehet, se nuk mund të flasë lirshëm në telefon, pasi pretendon se përgjohet. Ajo premton, se do t’ia kthejë shumën brenda javës, duke thënë, se edhe mbreti merr borxh, kur i duhet.Por, vetëm pak minuta më vonë, në komunikim me gazetaren, qëndrimi i saj ndryshon. E moshuara i quan pretendimet e qytetarit shpikje dhe vë në diskutim shumën e pretenduar.
Në Greqi, trafiku zgjidhet me mënyra nga më të pazakontat! Në vend, që të presin apo të kërkojnë një rrugë alternative, disa burra i futen punës vetë dhe ngrenë makinën peshë për të hapur kalimin. Një pamje, që të lë pa fjalë dhe që tregon, se kur durimi merr fund, cdo zgjidhje është e mundur.
Mesude Kananasi, e cila prej 22 vitesh jeton me familjen në Itali, iu drejtua emisionit “Stop” pasi nuk po arrinte të shiste apartamentin e saj në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Shkak ishte një kufizim i regjistruar në Seksionin E të Kadastrës, për një detyrim prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, që lidhej me një kredi të marrë nga familja në vitin 1996. Sipas Mesudes, familja nuk kishte dijeni për këtë detyrim dhe pretendonte, se kredia ishte shlyer prej kohësh. Megjithatë, as Fondacioni dhe as Kadastra nuk i kishin dhënë një zgjidhje, duke i kërkuar të siguronte dokumentacionin përkatës, ose të paguante shumën për heqjen e bllokimit.Ne u interesuam pranë Kadastrës së Tiranës, ku u sqarua, se kufizimi lidhej me kontratën e kredisë të vitit 1996, marrë nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Institucioni bëri me dije se, nëse detyrimi ishte shlyer, duhej paraqitur një vërtetim, që konfirmonte mbylljen e kredisë.Meqenëse kishin kaluar shumë vite dhe institucioni, që administronte kredinë, nuk ekzistonte më, gazetari iu drejtua Agjencisë së Kredive të Pashlyera, ku rezultoi, se familja Kananasi nuk kishte kredi të pashlyera. Me këtë vërtetim, përmes noterit u krye aplikimi pranë Kadastrës dhe kufizimi mbi apartamentin u hoq.




