E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

U përpoq të shpëtonte personin që pësoi aksident, mjekja zbuloi se ishte vajza e saj

Një ndihmësmjeke kanadeze, e cila javën e kaluar u përpoq të shpëtonte një adoleshente pas një aksidenti, mësoi se po përpiqej të shpëtonte vajzën e saj. Kur Jayme Erickson mbërriti në vendin e përplasjes në një autostradë në Alberta, Kanada, më 15 nëntor, gjeti një vajzë me lëndime të rënda, sipas The Guardian.

Për shkak të lëndimeve, ajo nuk mundi ta njihte. Në atë periudhë, ajo telefonoi bashkëshortin dhe i tha e trishtuar se një familje (pa e ditur se bëhej fjalë për ta) me gjasë do të humbte vajzën.

Ajo u përpoq për gati gjysmë ore për ta hequr vajzën nga automjeti dhe qëndroi me të derisa adoleshentja mundi të transportohej me avion në një spital aty pranë në Calgary.

Kur u kthye në shtëpi në fund të turnit, oficerët e policisë i thanë se vajza e saj 17-vjeçare, Montana, kishte qenë viktimë e aksidentit.

“Pacientja e plagosur në gjendje kritike që sapo kisha vizituar ishte mishi dhe gjaku im. Fëmija im i vetëm. Vajza ime, Montana”, u shkroi ajo familjes dhe miqve. “Edhe pse jam mirënjohëse për 17 vitet që kam jetuar me të, jam e tronditur. Çfarë do të ishe bërë, vajza ime? Kush do të kishte qenë?”

“Si prind dhe si mjek, mund t’ju them se kjo është përtej një makthi që secili prej nesh mund ta kishte konceptuar,” tha Richard Reed, një ndihmësmjek dhe mik i Jayme-t.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑