3.200€ për apartamentin në Golem, denoncimi ndaj noteres pushohet! Ish-prokurori: “Duhej SPAK-u”

Para disa javësh transmetuam një tjetër denoncim ndaj noteres Anila Haxhiu në Fier. Një çift pohoi, se i kishte dhënë 3 200 euro Haxhiut, për të kaluar pronësinë e një apartamenti në Golem, duke anashkaluar procedurën e zakonshme dhe deklaratën e ish-bashkëshortes. Sipas denoncuesve, një pjesë e shumës do t’u jepej punonjësve të Kadastrës Fier, ndërsa pjesa tjetër do të mbahej nga noterja. Emisioni “Stop” dokumentoi momentin e dorëzimit të parave në zyrën noteriale.Por “Stop” kam mësuar pranë Prokurorisë Fier, se procedimi është pushuar, duke iu referuar nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale. Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegon aspektet ligjore të çështjes dhe argumenton se pse, sipas tij, vepra penale e “Ndikimit të paligjshëm” duhet të hetohet nga SPAK.

Të Fundit