Shkodër/ Asgjësohen 4200 bimë kanabis, në kërkim autorët

Rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës ditën e sotme.

Gjatë 48 orëve të fundit janë kontrolluar 85 koordinata në njësinë administrative Pult dhe Shalë të bashkisë Shkodër, njoftojnë uniformat blu.

Aktualisht, po vijon puna  për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve që kultivojnë bimë narkotike.

Ndërkohë, si rezultat i operacioneve të zhvilluara në Krujë dhe Mirditë gjatë orëve të fundit kanë rënë në pranga 4 persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Të Fundit