Rama: “Nga 1 Janari 2021, paga minimale 30 mijë lekë”

Kryeministri Edi Rama është shprehur tepër optimist për marrjen e një mandatit të tretë për qeverisjen e vendit. Në Kongresin Zgjedhor të PS, Rama tha se nëse tërmeti do kishte rënë në nëntor të 2013, Shqipëria do ishte futur në gropë si ekonomi, shoqëri e perspektivë por se kjo ndodhi pas politikave të 7 viteve, sot PS mund të flasë për mandatin e tretë.

Kreu i PS theksoi se nga 1 janari 2021 paga minimale do bëhet 30 mijë lekë të reja duke folur për një nivel të ri ekonomik e social.

“Fakti i katërt është që ne kemi zhvilluar bazën për një zhvillim të ri të ekonomisë. për një rritje të punësimit real, një shtytje për nivelin e pagave në sektorin privat dhe patjetër duke filluar nga rritja e pagës minimale. Nuk e bënim dot këtë dje. besoni nëse tërmeti i 26 nëntorit, do kishte rënë në 26 nëntor 2013, jo rindërtim por ne do ishim futur në gropë bashkë me ata që fatkeqësisht u ndanë nga jeta si shtet dhe ekonomi, si shoqëri dhe si perspektivë. Por pikërisht se u gjendëm para një tërmeti në nëntorin e vitit të shkuar sot jemi në gjendje ta përballojmë jo vetëm pasojën e atij tërmeti por sot jemi në gjendje të flasim se si do të jetë fizionomia e mandatit tonë të tretë.

Për këtë arsye detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në një moment historik force qeverisëse duke provuar për njerëzit se aty ku të tjerët panë fundin tonë për shkak të tërmetit, aty është burimi i forcës sonë për të shkuar përtej tërmetit dhe për ta çuar vendin në një nivel të ri zhvillimi ekonomik e social. Këtë pranverë do lançojmë programin ekonomik. Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë. Është vetëm hapi i parë. Nuk do ketë më njerëz që punësohen me më pak se 300 mijë lekë. Ne nuk jemi në fillim e as në fund të një projekti për një rilindje shqiptare”,

Të Fundit