Punonjësja e postës i jep pensionet të panjohurit, Stop “zgjon” institucionet

Në 1 qershor transmetuam denoncimin e një qytetari, që pretendonte, se në zyrën e postës shqiptare në Kucovë, jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Ne shkuam për të verifikuar situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje, e cila nuk jeton në Kucovë. Gjithcka na u desh, ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.Pasi morëm pensionin e majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për qershorin, kundrejt një pagese nën dorë.Sërish mundëm të merrim edhe pensionin e qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra nën dorë.Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzuam zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”.Pas këtij transmetimi, Vjollca Xhaferraj, përgjegjëse e sektorit të shërbimeve financiare në drejtorinë e Postës, u shpreh, se punonjësja e Kucovës, e cila shfaqej në video, është pezulluar nga puna. Vec kësaj është ngritur një grup kontrolli dhe po hetohet në atë zyrë. Në përfundim të kontrollit, do të merren masat administrative për punonjësit e përfshirë në këtë skemë abuzive.

Të Fundit