Rama kujton hyrjen e NATO-së në Kosovë: Pa ta s’do kishte demokraci e liri

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale ka përkujtuar hyrjen e NATO-së në Kosovë.

Ai tha se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve s’do të kishte Republikë të Kosovës dhe as liri për shqiptarët në këtë shtet.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë”- shkruan Rama.

Të Fundit