“Të rinjtë nuk kanë interes” Samarxhiu që mban gjallë zanatin

Vehip Gagani ka tërhequr vëmendjen e turistëve në zonën e pazarit të Gjirokastrës

Ky është Vehip Gagani. E gjejmë duke punuar në punishten e tij në Gjirokastër.

Është periudha kur barinjtë shtegtojnë bagëtitë dhe kërkesa për samar është e lartë. 62-vjeçari e ushtron këtë zanat prej 33 vjet ndërsa e ka të trashëguar nga i ati. Bërja e një samari i merr 2 ditë kohë.

Ky zanat i sjell të ardhura. Një samar e shet deri me 8 mijë Lekë, por bërja e tij ka edhe kosto. Ashtu si çdo profesion, edhe samarxhiu ka vështirësitë e tij.

Punishtja e tij ndodhet në zonën e pazarit në Gjirokastër dhe puna që 62-vjeçari bën, tërheq vëmendjen edhe të turistëve.

Ky zanat është në zhdukje. Vehipi thotë se të rinjtë nuk kanë interes për ta mësuar.

Në mënyrë që ky profesion mos të zhduket, Vehipi bën thirrje për motivimin e të rinjve për ta vazhduar.

Të Fundit