Vodhi pak orë pasi përfitoi nga amnistia, gjykata lë në burg Ardian Isufin

Ardian Isufi, i liruar pak ditë më parë, duke përfituar nga aministia, menjëherë pas lirimit u rikthye në “zanatin” e tij, duke vjedhur një automjet tip “Ford” në qytetin e Korçës.

Ditën e sotme është njohur me masën e sigurisë nga gjykata. Kjo e fundit, e ka kthyer përsëri në “shtëpinë e vjetër”, nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masë arresti për Isufin.

Isufi u arrestua pak orë më vonë, pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga furgonat e linjës “Korçë – Tiranë”, me të cilën kërkonte të arratisej drejt kryeqytetit.

Të Fundit