Punëtori humbi jetën në fabrikën e pllakave, arrestohet pronari në Dibër

Ditën e enjte, një punëtor në fabrikën e pllakave të mermerit në Maqellarë u aksidentua dhe si pasojë humbi jetën në spital.

Ndërkohë, këtë të premte është arretuar pronari i fabrikës, pasi ka shkelur veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin  51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit