Lëndë plasëse lokalit të 24-vjeçarit në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Policia thotë se nuk ka të lënduar. Lokali ishte marrë me qira nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj.

“Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar”, njoftoi policia.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse dhe kapjen e autorit/ëve.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj është një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer, rreth 50 gramë.

Autorët dyshohet se kanë qenë 2 persona, të cilët e kanë hedhur dhe janë larguar. Aktualisht hetimet janë përqëndruar si shënjestër tek lokali me qira, por kjo nuk e përjashton mundësinë të jetë edhe për ndonjë biznes tjetër.

24-vjeçari Oltjon Muçaj ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kush mund të jenë autorët dhe ka pretenduar nuk na konflikte me njeri

Të Fundit