Troket dimri/ Pas Dardhës, edhe Kukësi zbardhet nga dëbora

Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora e parë ka zbardhur rrugët.

Po ashtu edhe disa zona të thella të Kukësit janë zbardhur nga dëbora.

Në zonat mbi 1000 metër lartësi mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në 15 centimetra.

Në Shishtavec ka patur rënie gurësh por nuk është krijuar problematikë në qarkullimin e automjeteve.

Po ashtu dhe në Dibër ka rënë dëborë por nuk raportohet për problematika.

Të Fundit