Protokolli i votimit më 25 prill/ Maska do të jetë e detyrueshme, të respektohet distanca sociale – Stop
Lajme, Të Gjitha

Protokolli i votimit më 25 prill/ Maska do të jetë e detyrueshme, të respektohet distanca sociale

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar gjatë ditës së djeshme protokollet që do të ndiqen nëpër qendrat e votimit.

Në çdo qendër votimi, nuk do të lejohet prania e më shumë votuesve sesa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 persona që po regjistrohen.

Dhomat e fshehta duhet të ruajnë një distancë prej 1.5 m, e ndërsa po kaq duhet të qëndrojnë larg edhe anëtarët e KQV-së dhe vëzhguesit nga njëri-tjetri.

Sallat ku do të jenë qendrat e votimit, rekomandohen që të jenë në kat të parë me një sipërfaqe të konsiderueshme për qarkullimin e ajrit

Përpara futjes në qendrën e votimit, anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit, duhet deklarojnë (formular vetëdeklarimi) se nuk kanë temperaturë, ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e COVID-19

Dhomat e fshehta për votim duhet të ruajnë largësinë 1.5 metra nga njëra-tjetra.

Përpara qendrave të votimit nuk duhet të ketë grumbullime, personat që presin për të votuar duhet të ruajnë distancë fizike I.5 metra njëri nga tjetri.

Në hyrje të qendrës së votimit, caktohet nga Administratori i QV një punonjës i cili: siguron që zgjedhësit në pritje për të votuar të qëndrojnë në rresht, të respektojnë distancën prej 1.5 metra; u shpjegon votuesve për mënyrën e hyrjes dhe kufizon lëvizjet e  panevojshme në qendrën e votimit.

Votuesi pas procesit të votimit dezinfekton duart.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *